Info për shkollën

Gjimnazi jonë

Gjimnazi Loyola në Prizren është gjimnaz privat, klasik i pranuar nga shteti, me një konvikt për vajza dhe një konvikt për djem, i cili nga ALG përgjigjet si organizatë me interes të përgjithshëm.

Veçoritë

Ne duam të bëjmë diç për fëmijët e Kosovës, d.m.th. ti përmirësojmë shanset e tyre për kyçje në një Evropë, e cila çdo ditë e më tepër po bashkohet. Për këtë arsye, sipas mendimit tonë, shkollimin nuk duhet kuptuar vetëm si dhënie të mësimit, por si parakusht qenësor për kyçje në rrjedhat bashkëkohore .

Shkallët e zakonshme sekondare në Kosovë I dhe II ne i kemi përfshirë së bashku në gjimnazin klasik. Nxënësit pranohen në klasën e VI-të ose të X-të. Pas 4 vitesh në shkallën e parë sekondare dhe në 3 ose 4 vitet tjera në shkallën e dytë sekondare (shkollimit të mesëm) me përfundimin e shkollës fitohet matura.

Për të pasur mundësi që fëmijët, të cilët nuk banojnë në rrethinën e shkollës, ta shfrytëzojnë ofertën tonë, ne disponojmë me konvikt për vajza dhe një për djem. Përkrahja e vajzave për ne është një qëllim i veçantë. Për këtë arsye gjysma e tërë vendeve në shkollë dhe në konvikte është e rezervuar për vajza.

Natyrisht se plani i rregullt mësimor i Kosovës vlen edhe për ne. Por, ne atë e kemi plotësuar në disa pika. Një ndryshim thelbësor është radhitja e gjuhëve. Që nga klasa e gjashtë (6) ligjërojmë dy gjuhë të huaja: gjermanishten dhe latinishten. Nga klasa e tetë (8) kësaj i shtohet edhe gjuha angleze. Për nxënësit që te ne vijnë me njohuri paraprake të gjuhës angleze, ne atyre në klasën e 6 dhe 7 ju ofrojmë kurse, që t’i ruajnë këto njohuri. Nga gjuha gjermane nxënësit tanë mund të fitojnë diplomën e gjuhës gjermane, njërin nga parakushtet më të rëndësishëm për të studiuar jashtë vendit, aty ku flitet gjermanishtja. Nga latinishtja duhet të arrihet niveli i cili së paku i përgjigjet “Latinumit të vogël”.

Veçoritë në pikat e caktuara

Radhitja e gjuhëve: gjermanisht, latinisht, anglisht
Pedagogjia ignaciononale
Konviktet
Kualifikimet e pa ndërprera të pedagogëve në shkollat partnere në Evropën Perëndimore
Bashkësi e të mësuarve – pedagogëve, nxënësve dhe prindërve
Zëdhënësit e klasave dhe bashkëpërgjegjësve të nxënësve – BPN
Këshilli i prindërve/Kuvendi i prindërve
Aktivitetet jashtë planit mësimor si festat e shkollës, ditët e dyerve të hapura dhe të ngjashme
Rregullimi special i pushimeve shkollore sipas nevojave pedagogjike
Konferencat e pedagogëve, të klasave dhe ato të përgjithshme
Pedagogët e mirëbesimit
Rendi shkollor
Dreka për pedagogë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm dhe të brendshëm

Për më tepër KLIKO KËTU